Ndodh në Vlorë! I del pema para, shoferi i autobusit me dy kate nuk e shmang dot dhe përplaset (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë. Një autobus me dy kate është përplasur me një pemë, që kishte lëshuar degët e saj në anën e rrugës.

Në momentin që autobusi ka qenë duke kaluar, është shkëmbyer me një kamion dhe nuk ka arritur të manovrojë dot. Ai ka ecur drejt dhe është përplasur me pemën. Për pasojë janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Pritet që të mbërrijë një vinç i madh ta spostoje dhe një sharrë për të prerë degën e pemës./albeu.com

 

Shtuar 23.05.2022 11:12