Ndodh në Tiranë! Gruaja e pajisur me urdhër mbrojtjeje, bashkëshorti e merr me forcë nga puna dhe e dhunon

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhi në Tiranë. 33-vjeçari Amarildo Shabani ka marrë me forcë gruan e tij nga puna dhe e ka dhunuar.

Sipas burime, bashkëshortja e tij punonte në një farmaci.

Të lidhura

None found

33-vjeçari pasi ka shkuar e ka marrë me forcë i ka kërkuar që të riktheheshin bashkë dhe ta falte.

Por sipas dëshmisë së gruas, ai e dhunonte dhe për shkak të xhelozisë nuk e lejonte të shkonte në punë dhe kjo ishte arsyeja pse e dhunonte duke qenë se donte ta mbante në shtëpi.

Njoftimi i Policisë:

I hoqi lirinë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se një shtetas kishte marrë me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj i punës, e kishte çuar atë në një lokal, pa dëshirën e saj, dhe më pas e kishte dhunuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën “Qazim Vathi”, e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar më 8.12.2022 09:47

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişلجلب الحبيبkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş