Ndodh në Tiranë! 31-vjeçari merr të riun e armatosur e shkon për të dhunuar familjarët e ish-gruas

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se një 32-vjeçar me emrin D.B është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Një 31-vjeçar me iniciale R.M dhe kushuriri i tij 18-vjeçar me iniciale L.P janë arrestuar pasi 31-vjeçari ka dhunuar familjarët e ish-bashkëshortes së tij, ndërsa ndërsa 18-veçarit i është gjetur armë e ftohtë me vete.

Gjithashtu u arrestua një 61-vjeçar me iniciale A.D, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu u procedua penalisht dy persona me iniciale E. Xh., 50 vjeç dhe A. K., 43 vjeç pasi në një pallat i cili po ndërtohej nga këta janë dëmtuar aksidentalisht dy persona. Një 34-vjeçar me iniciale B. Sh është shpallur në kërkim pasi ka goditur me mjet prerëse një 37-vjeçar me iniciale A.S.

Njoftimi i Policisë:  

Tiranë Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 32 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. M., 31 vjeç dhe kushuriri i tij shtetasi L. P., 18 vjeç, pasi shtetasi R. M, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të ish-bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasit L. P, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë(dorezë metalike). Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” shtetasit E. Xh., 50 vjeç, me detyrë Drejtues teknik i një firme dhe A. K., 43 vjeç,(administratori i firmës) pasi në një pallat në ndërtim janë dëmtuar aksidentalisht në punë dy punëtorët A. L dhe R. P, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 24.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit B. Sh, 34 vjeç, pasi për motive të dobëta, në Kodër Kamzë, ka goditur me një mjet prerës (thikë), shtetasin A. S, 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

 


Shtuar 26.09.2021 09:07