Nga ngacmim fëmijësh tek dhunë ndaj nënës, arrestohen 6 shtetas në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë një i ri për dhunë fizike ndaj nënës së tij, ndërsa një 40-vjeçar u arrestua për veprime të turpshme ndaj një vajze të mitur.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Gj., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. P., 38 vjeç, D. M., 32 vjeç dhe E. P., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
  2. K., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Shtuar 11.07.2021 10:03