Ndodh në Brazil, në hapjen e kampionatit Alagoas.
Në pjesën e parë të CSA-Aliança, Flavio, portieri i Aliançës, kuptoi se sulmuesi kundërshtar, Clayton, kishte vështirësi fizike, marrë nga A Bola.
Ndërsa ekipi mjekësor ishte i zënë me një lojtar tjetër të dëmtuar, Flavio mori Clayton në krahë dhe e çoi në stolin zëvendësues.
Në fund, Flavio shpjegoi momentin: “Pashë që po kërkonte ndihmë nga ekipi mjekësor, nuk mund të shkonte. Kështu që shkova atje, e pyeta nëse donte ndihmë, ai tha se nuk mund të ec. E mora dhe e lashë në stolin e zëvendësimit. Shpresoj të jetë mirë dhe të mos ketë ndodhur asgjë e keqe, më falënderoi”. /albeu.com/