Ndodh edhe kjo! Zajmina Vasjari merr rrogë në Bashki si specialiste ujësjellësi (FOTO LAJM)

Emërimet e VIP-ave shqiptarë në administratën publike nuk është më cudi.

Së fundmi mësohet se edhe këngëtarja Zajmina Vasjari është emëruar punonjëse “specialiste” në Ujësjellësin Shijak.

Zajmina Vajsari figuron e punësuar si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Sic mund t’a shihni edhe në dokumentin zyrtar, këngëtarja e njohur për jetën luksoze, bizneset e shumta bashkë me bashkëshortin, është punësuar si specialist në Ujësjellësin Shijak. /albeu.com/

 


Shtuar 30.07.2021 23:48