Gjykata e Apetit të Posaçëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën për masë më të butë sigure për efektivin e policisë Elefterios Sullaj, duke e lënë atë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.
Efektivi Sullaj, u arrestua rreth një muaj më parë së bashku me dy bashkëpunëtoret e tij, Mikel Zhegun dhe Eris Tafën. Sipas SPAK, Sullaj ndihmonte dy personat e lartëpërmendur që të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, për të shpërndarë drogë në Tiranë.
Efektivi është kapur në shumë komunikime telfonike teksa fliste për kokainë, e çmimin e saj me mikun e tij Mikel Zhegu. Këta persona shpërndanin kokainë, kryesisht në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e Komunës së Parisit. Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime të SPAK, hetime të cilat janë kryer me metoda proaktive.