Ndihmoi drejtësinë në zbardhjen e dy vrasjeve të bujshme, Luftar Reçi infektohet me Covid-19

I dënuari Luftar Reçi, i cili ka bashkëpunuar me policinë për zbardhjen e dy vrasjeve të bujshme të ndodhura 15 vite më parë, është infektuar me Covid-19.

Mësohet se Reçi është transportuar nga burgu i Drenovës te  Spitali Rajonal i Korçës dhe më pas drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Kujtojmë se Reçi është personi i cili ka dhënë detaje për dy vrasje të bujshme ku janë përfshirë Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën.

Ai është personi që me dëshmitë e tij ka bërë që të rihapen dosjet e bujshme të dy vrasjeve të ndodhura në 2005-ën, ajo e Klodian Saliut dhe e biznesmenit Vajdin Lamaj./albeu.com


Shtuar 13.11.2021 12:25