Ndihmat ndaj Greqisë për shuarjen e zjarreve, Mitsotakis shpreh mirënjohjen: Faleminderit Shqipëri!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka falenderuar partnerët që I dërguan ndihma Greqisë në përballje me situatën e zjarreve që ka përfshirë vendin prej disa ditës.

Ai ka shprehur mirënjohjen edhe për Shqipërinë, që dërgoi zjarrfikës dhe 9 automjete për të ndihmuar.

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë për dërgimin e 48 zjarrfikësve dhe 9 automjeteve që na u bashkuan teksa po luftojmë zjarret në Aleksandropolis. Faleminderit Shqipëri”, shkruan ai.

Ai gjithashtu thekson se ekipet zjarrfikësi, helikopterë Forca të Armatosura janë të angazhuar për të vënë në kontroll vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në vende të ndryshme në Greqi.

“Ndërsa Greqia lufton me zjarret në pyje, zjarrfikësit, pilotët, policët dhe gratë po punojnë pa u lodhur për të mbrojtur jetët, pronat dhe pyjet tona. Ata nuk janë vetëm. Pranë tyre qëndrojnë partnerët dhe aleatët. I falënderojmë për ndihmën e tyre”, thotë më tej kryeministri grek.

 


Shtuar 23.08.2023 18:58