“Ndihemi të tradhtuar”, studentët e mjekësisë protestojnë kundër punësimit me detyrim

Studentët e fakultetit të Mjekësisë kanë dalë sot në protestë.

Ata kundërshtojnë draftin për të lidhur kontratë pune me detyrim në Shqipëri, pas përfunfimit të studimeve.

Studentëtë thonë për mediet se një propzim i tillë është i papranueshëm nga ana e tyre dhe se punëisimi me detyrim nuk mund të praktikohet në Shqipëri. Ata thonë se ndihen të tradhtuar që ky vendim po konkretizohet në Qershor, në periudhënm k kur studentët kanë sezonin e provimeve .

“Jemi kundër kësaj ideje, për fenomenin e largimit. Detyrimi për të punuar në vend nuk është zgjidhja e duhur. Detyrimi në një formë apo një tjetër i mjekëve bie ndesh me parimet demokratike. Një vend si Shqipëria nuk mund të veprojë në një formë të tillë.
E pakuptimtë që shkollimi i studentit i kushton shtetit 5 mijë Euro, nuk mund të pretendohet që shkollimi vlen kaq shtrenjtë në vend. Ndjehemi të tradhtuar që ky vendim po konkretizohet në Qershor kur studentët kanë sezonin e provimeve. Nuk duam ta pranojmë këtë ide as tani dhe as gjatë sezonit të pushimeve. Nuk duam që në Shtator të gjendemi para firmosjes së kontratës. Para se të fajësoni mjekët, ktheni gishtin nga vetja dhe “çfarë duhet të bëjmë për t’i mbajtur”, tha një nga studentet.

Rritja e pagave të mjekëve ishte një nga hapat e parë të propozuar nga qeveria për të frenuar eksodin e mjekëve drejt Gjermanisë. Universiteti i Mjekësisë ka hartuar një paketë propozimesh për t’i mbajtur në vend ata.

Politikat frenuese do të nisin nga studentët e Mjekësisë. Para se të hyjnë në fakultet do të firmosin kontratën për të punuar së paku tre vjet në Shqipëri.

Edhe diplomën e Mjekësisë do ta marrin vetëm pasi të kenë përmbyllur këtë detyrim. Studentët që nuk pranojnë këto kushte do të paguajnë tarifën e shkollimit njësoj si në vendet e tjera, afro 18 mijë dollarë.

Që nga viti  2016, universiteti i Mjekësisë raporton mbi 1 mijë mjekë të larguar nga Shqipëria, 20% e të cilëve ishin me përvojë dhe në specialitete të ndryshme./Albeu.com/


Shtuar 20.06.2023 12:00