Ndezi zjarr dhe dogji padashje 500 rrënjë ullinj, arrestohet 42-vjeçari në Lushnjë

Një 42-vjeçar në Lushnjë ëstë arrestuar nga policia pasi ka djegur 500 rrënjë ullinj në pronësi të tre shtetasve të tjerë.

Ngjarja a ndodhur pa dashje, pasi ai kishte ndezuar zjarr për të djegur disa barëra të këqinj, por më pas flakët janë përhapur në sipërfaqet me ullinj.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë pasdites së djeshme, në vendin e quajtur “Kodrat e Vainit”, Lushnjë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur edhe 500 rrënjë ullinj të mbjellë në rreth 10 ha sipërfaqe toke në pronësi të shtetasve S. K., B. R. dhe E. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./albeu.com

Shtuar 7.07.2021 10:00