E dhimbshme! Aktori i njohur ndahet nga jeta në moshën 23-vjeçare

Aktori i njohur, Daniel Mickelson ka ndërruar jetë në moshën 23 vjeç. I përshkruar si një “yll në ngritje”, Mickelson ishte i njohur për rolin e tij në serialin amerikan “Mani” dhe filmin horror “The Killer Clown Meets the Candy Man”.

Lajmi i hidhur u bë i ditur nga motra e Mickelson, modelja e modës Meredith Mickelson, e cila shpërndau një foto të tyre së bashku në Instagram.

“Zemra ime është copëtuar dhe për ta shkruar këtë ndihem kaq keq dhe nuk di as çfarë të them. Dje humba vëllain, shokun më të mirë dhe gjysmën tjetër të zemrës. Nuk kishte një person që e doja më shumë në këtë tokë. Ai ishte buzëqeshja më e lumtur më njerëzore me rrezet e diellit që ekziston dhe unë jam kaq e lumtur që Zoti më zgjodhi të jem motra e tij për tërë jetën e tij të mahnitshme”, shkroi ajo krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MEREDITH MICKELSON (@meredithmickelson)


Shtuar 7.07.2021 09:58