Hadith Najafi, 20-vjeçarja nga Irani që u bë simboli i protestave pas vrasjes së Mahsa Aminit, është ekzekutuar gjithashtu. Lajmin e ka bërë me dije gazetarja iraniane Masih Alinejad në profilin e saj në Twitter. Ajo shkruan se është informuar nga motra e Najafit për vrasjen dhe se sot, 20-vjeçarja është përcjellë për në banesën e fundit.
“Motra e saj më tha se ishte vetëm 20 vjeçe dhe u vra nga 6 plumba në qytetin Karaj”, shkruan gazetarja.
Mijëra iranianë kanë dalë në rrugë në protestë që nga vrasja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u kap në Teheran për shkak të mosmbajtjes së hixhabit.