Ndeshja me Anglinë në rrezik, Policia nuk garanton siguri (FOTO LAJM)

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një deklaratë për shtyp teksa tregon se ka mbërritur një shkresë zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e cila thekson se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, në datë 28 Mars 2021, ora 18:00.

Për këtë gjë, FSHF sqaron se përballë kësaj situate autoritetet shtetërore nuk kanë reaguar pas kërkesës së saj Znj. Dallëndyshe Bici, Drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Z. Mariglen Qato, Drejtues i Inspektoriatit Urbanistik Vendor Bashkisë Tiranë, për lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar “Air Albania”, kërkojmë reagim urgjent të këtyre strukturave.

Gjithashtu FSHF bën me dije se anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar.


Shtuar 25.03.2021 12:14