Ledri asistoi gjatë lindjes, Sara rrëfen për herë të parë: Më ka ndnjtur të koka (FOTO LAJM)

Jeta e Ledri Vulës dhe partneres së tij, Sara Hoxha, ndryshoi përgjithmonë në dhjetor të vitit që lamë pas.

Cifti u bekua me një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin super të veçantë, Poem Blu. E vogla ka zbukuruar ditët e tyre dhe është bërë personazhi kryesor i shtëpisë, dhe sigurisht bebushi më i famshëm në Instagram.

Menjëherë pas lindjes, Ledri dhe Sara i hapën të voglës një llogari në Instagram, ku publikojnë foto e video që na kënaqin sytë.

Momenti i lindjes së Poem Blu për Sarën mbetet sigurisht më i paharrueshmi, por a e ndihmoi Sarën prania e Ledrit gjatë lindjes?

Jashtëzakonisht shumë! Për një ndjekëse në InstaStory, Sara ka treguar se s’mendonte të kishte asnjë tjetër pranë në ato momente, përveç Ledrit.

“Cilat ishin fjalët e Ledrit gjatë lindjes? A të ndihmoi prania e tij? Na e sugjeron?”- i shkruan ndjekësja.

“Mendon 1000% që partneri duhet patjetër të jetë personi që t’ju shoqërojë gjatë kësaj eksperience. Mua më ka ndihmuar shumë dhe as nuk e imagjinoj dot të kisha dikë tjetër aty përveç tij. Patjetër që më ka ndenjur vetëm tek koka, sepse vetëm aty kisha nevojë.”- shkruan ajo.

Gjithashtu, Sara ka treguar se ka pasur edhe momente kur është ndjerë ‘down” pas lindjes, por gjithçka ka kaluar me kohën.

“A ke pasur momente down pas lindjes?”, i shkruan një tjetër ndjekës/e.

“Shumë, por e di që thonë se çdo gjë kalon dhe harrohet? Shumë e vërtetë!”, i përgjigjet Sara.

Shtuar 25.03.2021 12:03