Policia e shtetit ka vënë në arrest 8 persona pasi janë kapur duke kryer ndërtime pa leje, në Tropojë dhe në Tepelenë.
Policia e Tepelenës gjatë kontrollit të territorit në fshatrat Gusmar dhe Majkosh, kanë konstatuar ndërtimin e dy objekteve pa leje. Si rezultat janë proceduar penalisht 2 pronarët e objekteve përkatëse dhe 2 punëtorët që po kryenin punimet.
Katër shtetasit “F. B., 58 vjeçe, banuese në fshatin Gusmar dhe I. B., 50 vjeç, banues në Tepelenë, pronarë të objekteve ku po kryheshin punimet;E.B., 30 vjeç, banues në Përmet dhe P. J., 33 vjeç, banues në Memaliaj (punëtorë)”, janë proceduar penalisht për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Katër persona janë vënë nën hetim për ndërtim të paligjshëm në Tropojë. Ata janë U. H., banues në fshatin Gri dhe R.B., banues në fshatin Markaj, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në fshati Gri dhe Markaj, këta dy shtetas janë konstatuar duke vijuar ndërtimin e një banesë, pa leje të organeve përkatëse, P. K., banues në Tiranë, dhe F. Rr, banues në fshatin Begaj, për veprën penale ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, pasi ishin përgjegjës për kryerjen e punimeve në fshatin Gri dhe Markaj.
NJOFTIMI I POLICISE- TROPOJË
Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, konkretisht: U. H., banues në fshatin Gri dhe R.B., banues në fshatin Markaj, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në fshati Gri dhe Markaj, këta dy shtetas janë konstatuar duke vijuar ndërtimin e një banesë, pa leje të organeve përkatëse. Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: P. K., banues në Tiranë, dhe F. Rr, banues në fshatin Begaj, për veprën penale ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, pasi ishin përgjegjës për kryerjen e punimeve në fshatin Gri dhe Markaj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.