Ndërron jetë epidemiologu i njohur shqiptar

Mjekësia shqiptare ka humbur ditën e sotme një nga profesionistët më të mirë në fushën e epidemiologjisë, Dr. Ibrahim Luloçi i njohur si Dr.Mimi.

Lajmin për ndarjen nga jeta të epidemiologut të njohur, e ka dhënë Instituti i Shëndetit Publik.

Doktor Luloçi ishte një epidemiolog me shumë eksperiencë, pasi punoi për shumë vite pranë repartit të mikrobeve aerogene, duke drejtuar disa fushata vaksinimi që nga Variola në vitin 1972 deri tek poliomieliti, fushatat masive të Fruthit dhe Rubeolës në vitet 2000 -2001.

Postimi i ISHP:

Instituti i Shëndetit Publik humbet një personalitet në fushën e imunizimit. Ndahet nga jeta Dr.Ibrahim Luloçi, i njohur ndryshe si Dr. Mimi.  Si epidemiolog me shumë eksperiencë, ai punoi për shumë vite pranë repartit të mikrobeve aerogene duke drejtuar disa fushata vaksinimi që nga Variola në vitin 1972 deri tek poliomieliti,  fushatat masive të Fruthit dhe Rubeolës në vitet 2000 -2001.

Dr. Luloçi ishte themeluesi i programit te zgjeruar të vaksinimit dhe së bashku me kolegët e tjerë krijuan depon e parë moderne frigoriferike në vend për ruajtjen e vaksinave.

U prehsh në paqe Dr. Mimi! Respekt dhe mirënjohje nga i gjithë stafi i ISHP-së.


Shtuar 30.05.2022 16:58