Ndërroi jetë teksa pinte ujë, policia reagon për vdekjen e nënës së re në Durrës

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë ku një nënë e re ka ndërruar jetë 5 ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj të dytë.

Viktima është identifikuar si Ardita Muça nga Arapaj, ndërkohë që familjarët kanë bërë denoncim duke akuzuar mjekët për pakujdesi. E reja ka lindur fëmijën e dytë, djalë me datë 30 qershor në maternitetin e Durrësit dhe lindja është kryer me operaicon.

‘Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.’- njofton policia.

Ndërkohë në dëshminë e familjarëve në polici thuhet se e reja: “Lindi me operacion cezarian në datën 30 qershor në Spitalin e Durrësit, pas katër ditësh ka dale nga spitali. Dje pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra në dysheme. Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bënë procedurën, por kërkuan që të vijë një mjek pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku. Bombola e oksigjenit mbaroi ndërsa e reja në Urgjencë mbërriti me rrahje zemre, por mjekët na thane se truri nuk funksionon pa oksigjen. E keni sjellë vonë na thanë”.


Shtuar 6.07.2021 18:03