Ndërroi jetë gazetari i njohur nga Shkupi, Reshat Kamberi

Në moshën 59 vjeçare sot ndërroi jetë gazetari i njohur shkupjan, Reshat Kamberi.

Ai u nda nga kjo jetë pas një sëmundje. Reshat Kamberi ishte gazetar i njohur i Radiotelevizionit të Maqedonisë dhe autor i njohur i shumë emisioneve dokumentare.

Ai shquhej edhe si një aktivist i dalluar i shoqërisë civile dhe një personalitet i vlerësuar.

Kamberi u lind në vitin 1962 dhe se në Koliçan të Epërm të Studeniçanit të Shkupit, ndërsa jetoi dhe punoi gjatë tërë jetës së tij në Shkup.


Shtuar 9.06.2021 22:36