Malësia e Madhe ka ndërprerë proçesin e votimit për kreun e ri të PD.
Sipas burimeve shkak i ndërprerjes është se kutia e votimit është thyer.
Kandidatët pretendojnë për fryrje të listave dhe votim masiv pa qenë anëtarë të Partisë Demokratike. Ka akuza për votim edhe nga pjesëtarë të administratës së Bashkisë Malësi e Madhe./albeu.com