Ndërpritet aksioni i shuarjes së zjarreve në Karaburun, shkak era e fortë

Aksioni i forcave ushtrarake dhe civile për shuarjen e zjarrit në Karaburun është ndaluar për momentin.

Shkak është bërë era e fortë që po fryn në zonë, ndërsa pritet të rifillojë sërish shuarja e flakëve.

Gjithashtu, era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata e zjarrit në malin e Karaburunit  të përkeqësohet dhe konkretisht në pjesën mbi Gjirin e Gramës që lidhet me Llogaranë.

Sipas punonjësve të ADZM era ka bërë që flakët të përparojnë në pjesën e malit duke iu afruar pishave.


Shtuar 5.08.2021 10:04