Ndërprerja e gazit, Von der Leyen: Putini do të humbasë, BE-ja do të fitojë

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, ka sfiduar presidentin rus Vladimir Putin përmes një postimi në  llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku tha: “Putini do të humbasë, BE-ja do të fitojë”.

“Putini përdor energjinë si një armë duke ndërprerë furnizimin me gaz dhe duke manipuluar tregjet tona të energjisë. Ai do të humbasë. Evropa do të triumfojë ,” tha Von der Leyen, ndërsa shtoi se Komisioni i BE po përgatit propozime për të ndihmuar familjet dhe bizneset e cenueshme të përballen me çmimet e larta të energjisë.”

 

Von der Leyen deklaroi se do të ndërmerren veprime për të reduktuar kërkesën për energji elektrike, për të vendosur një çmim tavan për gazin e gazsjellësit rus, për të ndihmuar konsumatorët dhe bizneset vulnerabël me të ardhura nga sektori energjetik dhe për të ofruar mbështetje për prodhuesit e energjisë elektrike që po përballen me vështirësi likuiditeti për shkak të ndaj luhatjeve në tregje.


Shtuar 5.09.2022 22:35