Gjykata e Tiranës, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Ervin Muçën”.Ndaj ish drejtorit të IT, u la në fuqi gjithashtu, masa e pezullimit nga detyra.
Ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS.
“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, s’kam kopjuar asnjë të dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk më ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve.