Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë.
Mësohet se Redin Caushaj, punonjës policie është goditur me thikë pasi ka ndërhyrë për të ndaluar një konflikt mes disa personave.
25 vjeçari, me detyrë inspektor i policisë së zonës Lukovë, ishte duke kaluar në rrugë jashtë shërbimit të orarit kur ka parë personat që po ziheshin dhe ka ndërhyrë menjëherë.
Por në momentin që ka ndërhyrë, 60-vjeçari Thodhori Mërkuri e ka goditur me thikë dhe për pasojë polici është në gjendje kritike për jetën. Autori është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 pranë kthesës së fshatit Pilur.
Në ndjekje të autorit janë vënë policia e Himarës, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë. Ndërkohë vijon puna për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./Albeu.com/