Ndarjen nga jeta e akademikut Rexhep Qosja/ Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi: Ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar

Me anë të një postimi në “Facebook”, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar humbjen si një tjetër boshllëk në “Panteonin” e figurave të mëdha të kulturës shqiptare.

Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit, merr si referencë edhe veprën “Panteoni i rralluar”, duke e lidhur largimin e Qoses me zgjerimin e boshllëkut dhe mungesën e figurave të këtij niveli në jetën kulturore dhe intelektuale shqiptare.

Të lidhura

None found

“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni… Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Pusho në paqe, Profesor!”, shprehet Begaj.

 


Shtuar 23.04.2026 14:40