Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-president italian Giorgio Napolitano.
“I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Presidentit Giorgio Napolitano, miqve të tij dhe gjithë popullit italian. Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për mbështetjen e tij të për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Pushoni në paqe”, shkruan Begaj.
Napolitano ka ndërruar jetë sot në moshën 98-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga zyra e kryeministres Giorgia Meloni duke shprehur dhe ngushëllimet e qeverisë italiane për familjen e Napolitanos.