Ndalohet numërimi në dy qendra në Tiranë, për 5 orë nuk do të numërohet asnjë votë

Vazhdon numërimi i votave në të gjithë Shqipërinë.

Burimet bëjnë me dije se tek “Shkolla e Kuqe” dhe tek “Vasil Shanto” prej më shumë se gjysmë ore është bllokuar procesi.

Mësohet se kanë qenë vetë numëruesit ata që kanë kërkuar që të ndalohet numërimi i votave, pasi ndihen shumë të lodhur.

Pritet që pushimi të zgjasë katër deri në pesë orë, kohë që do të shërbejë për tu çlodhur numëruesit, të cilët më pas do t’i kthehen punës në tavolina. /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.04.2021 07:02