Ndalimi i abortit në SHBA, reagon këngëtarja shqiptare: Armët kanë më shumë të drejta se gratë

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditë më parë hoqi të drejtën ligjore për abort në disa shtete të SHBA.

Kjo ka bërë që të vijojnë reagimet lidhur me këtë çështje nga disa prej figurave publike, të cilët e cilësojnë këtë vendim si diskriminim ndaj grave.

Mbi këtë vendim ka reaguar edhe artistja shqiptare me famë botërore, e cila jeton dhe vepron në SHBA, Bebe Rexha.

Ajo ka bërë një reagim të ashpër në rrjetin social Twitter.

“Armët kanë më shumë të drejta se gratë në Amerikë për momentin”, shkroi 32-vjeçarja interpretuese e hitit “I’m a mess”, shkruan këngëtarja.

 

 

Më tej, ajo ka shpërndarë në Twitter edhe një thirrje, e cila është shndërruar në fushatë senzibilizuese, ku tregon rrugën se çfarë mund të bëjnë tani e tutje qytetarët kundërshtues të këtij vendimi.

Në letër thuhet se është mirë t’i bashkohen një proteste lidhur me këtë çështje, ato që duan të abortojnë të mbajnë pilula aborti me vete dhe të bëjnë kontrolle të rregullta, si dhe është mirë që të bëhet presion në qeveritë e shteteve përkatëse, që të bëhet thirrje për legalizim të abortit.