Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka humbur nënën.
Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë Imeraj, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
“Jeta ju përket te rinjve…. Sëmundja nuk pyet, unë dhe Ju bashkë luftuam…. Tani është koha të Ju lë “ Me këto fjalë të ndjera, sot më 14 Qershor ndërroi jetë, pas disa vitesh perpjekjeje nga një sëmundje e rëndë, nena ime ZYLFIJE IMERAJ. Nje grua plot force, plot shprese, nje njeri me virtyte dhe vlera, qe gjithe jeten ua kushtoi femijeve. Do jesh gjithmonë mes nesh, me fjalët e tua, me mbeshtetjen tënde, me dashurinë tënde…Te falenderojme shume Mama e dashur….. Dhe të premtoj Amanetin…../albeu.com