Kantoautori italian Toto Cutugno ka ndërruar jetë. Këngëtari, autor i disa prej këngëve më të njohura në historinë e muzikës italiane, u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare.
Siç raporton Ansa, ai ka ndërruar jetë sot në orën 16:00, Cutugno është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano.
Ka qenë menaxheri i artistit, Danilo Mancuso, i cili ka dhënë lajmin për agjencinë, duke shpjeguar se Cutugno vdiq “pas një sëmundje të gjatë, këngëtari ishte përkeqësuar muajt e fundit”.
Ishte viti 1983 kur me kitarën e tij, ai mbërriti në skenë në festivalin e Sanremos dhe me një xhaketë dhe kravatë këndoi “Lasciatemi cantare con la chitarra in mano…” dhe popullariteti i tij shpërtheu në të gjithë botën.
Dyzet vjet më parë Toto Cutugno e zgjeroi suksesin e tij në botë duke e transformuar me atë këngë, e cila në Sanremo ishte renditur vetëm e pesta.