Ndahet nga jeta ish rektori i Universitetit të Elbasanit

Ish rektori i Universitetit të Elbasanit, Liman Varoshi është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Prej vitesh, Varoshi vuante nga një sëmundje e rëndë. Prof. Liman Varoshi ishte një nga themeluesit dhe rektor prej vitesh i universitetit “Aleksander Xhuvani” i Elbasanit.

Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe një prej miqve të tij, Naim Zoto, me anë të një shkrimi në Facebook ku shkruan: “Duke shprehur ngushëllime për familjen e tij, për shokët dhe miqtë e përbashkët, po sjellim këtu disa nga botimet kryesore si një homazh dhe mirënjohje për kontributin e Liman Varoshit si historian dhe pedagog.”

 


Shtuar 19.03.2021 09:52