NATO kundër Bjellorusisë: Lironi menjëherë gazetarin dhe partneres së tij

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit Roman Protasevic dhe partneres së tij Sofia Sapega .

“Ky akt i papranueshëm shkel seriozisht rregullat e aviacionit civil dhe rrezikoi jetën e pasagjerëve dhe ekuipazhit. Ne mbështesim thirrjet për hetim urgjent të pavarur, duke përfshirë Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO). Mbështesim masat e marra nga Aleatët individualisht dhe kolektivisht në përgjigje të kësaj incidenti”.

Këshilli i Atlantikut të Veriut vëren se “Aleatët e NATO-s i bëjnë thirrje Bjellorusisë të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe të mbështesë shtetin ligjor”, përfundon ai./albeu.com

Shtuar 26.05.2021 03:05