Milan kërkon që Romagnoli të largohet në verë

AC Milan nuk do të ofrojë kontratë të re për kapitenin Alessio Romagnoli, pra lojtari do jetë në shitje.

 

Qendërmbrojtësit i skadon kontrata në qershorin e vitit 2022, pra “Rossonerët” duan ta shesin.

Sipas Calciomercato, 26-vjeçari as nuk i është propozuar rinovimi dhe në vend të kësaj është ftuar të largohet nga klubi.

Romagnoli nuk gjeti vend në formacionin bazë në “San Siro”, fillimisht nga lëndimi, pastaj nga arritja e Fikayo Tomorit prej Chelseas.

Italiani menaxhoi të zhvillonte 30 ndeshje këtë edicion, përfshirë një gol dhe një asistim.

Romagnoli është i lidhur me kalimin te Juventus, njësoi si Gianluigi Donnarumma, tjetër klient i Mino Raiola.

Mbrojtësi gjithashtu ka zhvilluar 12 ndeshje për Kombëtaren e Italisë duke shënuar dy gola./

Shtuar 26.05.2021 03:05