NASA me mision në hapësirë, do të kërkojë “fosilet” e Sistemit Diellor

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor.

Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe asteroidësh që vërshojnë para dhe pas, gjigantit të gazit.

Shkencëtarët e agjencisë hapësinore amerikane (NASA) thonë se objektet janë mbetur nga formimi i planetëve.

Si të tillë, ato mbajnë të dhëna të rëndësishme në lidhje me evolucionin e hershëm të Sistemit Diellor.

Nasa ka angazhuar fillimisht 981 milion dollar dhe mbi 12 vjet, për misionin./albeu.com


Shtuar 16.10.2021 09:43