Nard Ndoka sulmon publikisht Bashën pas humbjes së thellë: Nuk duhet t’i besoja!

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i ftuar në Top Talk, jep bilancin e partisë së tij, nga këto zgjedhje, ku garoi krah Aleancës për Ndryshim.

PDK doli me një rezultat të ulët në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Ndokës, koalicioni me Bashën ishte dështim. “Unë jam përpjekur në mënyrë maksimale të bëj fushatë për opozitën.

Por, ka pasur dhe një problem. Koalicioni nuk ka qenë funksional. Basha u foksusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej te aleatët”.

I pyetur nga gazetari, Denis Dyrnjaja, nëse “fajëson më shumë veten apo Bashën”, ai përgjigjet: “Faji fillon nga vetja. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin. Ajo kompani që e këshillonte, nuk e di realitetin shqiptar, atë e dimë ne. Sondazhet e nxirrnin mbi 78 mandate. Ne kishim realitet tjetër, që Basha po ecte në fushë të gabuar”.

Ndoka flet dhe për PDK-së, që ka bashkëpunuar me të dyja partinë kryesore. “Rama me mua ka qenë më transparent, Basha ishte një dështim në karrierën time”, tha Ndoka. /tch


Shtuar 30.04.2021 16:19