Gazetari Artan Hoxha ka bërë një postim të çuditshëm në faqen e tij në Facebook, që duket më shumë si një mesazh i koduar.
Hoxha ka ndarë një video nga një prej filmave shqiptarë, ku italianët i marrin 120 napolona burrave shqiptarë.
Duke parë mënyrën se si i përcjell mesazhet Hoxha, duket se postimi i tij ka qenë një mesazh i koduar për akstivisten Evi Kokalari.
Kujtojmë se Kokalari deklaroi 2 ditë më parë se do të tërhiqej nga aktiviteti i saj në Komisionin e Rithemelimit në PD, por më pas duket se u tërhoq nga deklarata e saj e u shpreh se do të jetë në dispozicion total.
Reagimet e qytetarëve ishin të shumta, ku shumë prej tyre e akuzuan aktivisten se ka marrë para nga Berisha në mënyrë që të vijonte qëndrimin e saj në “fushë-betejë”.
Postimi i Hoxhës:
Vallahi ç’kishin qene per pare keta italianet
“120 naplona hik e jepja Monit ti, se Moni ja jep taljonve..
Po ç’kishin qene kto dreq taljonsh per pare mor??!!
Na flliqen fare!!!
Halabake vallahi, halabake, halabake fare…”/albeu.com/