Mziu i treti, këto janë dy kandidatët që kryesojnë me diferencë votash në Dibër për PD

Pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike ku në qarkun e Dibrës, Partia Demokratike arriti të fitonte me një rezultat të ngushtë ndaj Partisë Socialiste, tashmë ka nisur numërimi për kandidatët.

Të dhënat e fundit nga KQZ tregojnë së në 77 kuti të numëruara nga 277 në total, për PD-në Xhelal Mziu renditet i treti me 603 dhe me një diferencë të madhe votash kryeson Kreshnik Çollaku i cili ka 4941 vota dhe pas tij vjen Dhurata Tyli me 2649 vota. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2021 23:49