Muzikë me volum të lartë në lokal dhe gomone, dy të proceduar në Vlorë

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht 2 shtetas për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe ka sekuestruar disa pajisje muzikore.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë konstatuar dhe kanë proceduar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit:

-B. L., banues në Tiranë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në lokalin e tij.

-O. B., banues në Vlorë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në një mjet lundrues tip gomone.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

Shtuar 24.07.2021 14:55