Roma në kërkim të një portieri, Mourinho “piketon” veteranin portugez

Roma konfirmon trendin e viteve të fundit dhe ende po kërkon një portier jashtë Italisë. I përzgjedhuri nga drejtori sportiv, Tiago Pinto dhe Mourinho është Rui Patricio.

Portugezi është pjesë lojtarëve që menaxhohen nga agjenti i famshëm Mendes dhe në orët e fundit palët i janë afruar shumë një marrëveshjeje që mund të mbyllet në 8 milion euro plus bonuse për t’i paguar Wolverhampton.

Konfirmohet edhe njëherë se gardianët italianë nuk janë zgjedhje e parë te verdhekuqtë ku në epokën amerikane të klubit ka vetëm dy portierë dy të blerë, De Sanctis dhe Mirante, por nga këta vetëm i pari pati shans të ishte titullar.

Shtuar 10.06.2021 01:06