“Mu bëre si Ilir Meta”, Rama në komision: Kam ardhur i gjithi i futur nën lëkurën e dëshmitarit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor të Inceneratorëve ka debatuar ashpër me kryetaren e këtij komisioni Jorida Tabaku.

Rama gjatë debateve është shprehur se do i përgjigjet të gjitha pyetjeve, pasi sipas tij është futur i gjithi në lëkurën e dëshmitarit.

“Kam ardhur i gjithi i futur nën lëkurën e dëshmitarit”, deklaroi Rama.

Ndërsa gjatë kohës që Tabaku po i kërkonte që të mbante qetësi e të mos ngrinte zërin, pasi sipas saj, anëtarët e komisionit nuk i tremben atij, Rama u shpreh se Tabaku është bërë si Ilir Meta.

“Po boll tani me këtë me qetësi, së mu bëre si Ilir Meta, me qetësi me qetësi, futi edhe një dashuri aty dhe jë në rregull”, tha Rama.

Ndërsa Tabaku i tha të mos përmend emra personash që nuk ndodhen në sallë./albeu.com/


Shtuar 23.02.2022 13:15