Moti sot, zonat ku pritet të bjerë shi

Gjatë paradites së sotme do të mbizotërojnë kthjellimet, ndërsa pasdite do të ketë shtim të vranësirave, sipas Meteoalb. Vranësirat, më të dukshme do të jenë në veri-verilindje duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi lokale breshëri në këto zona.

Mbrëmja ri-kthen kthjellimet në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në mëngjes por nuk pësojnë ndyshime në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C./albeu.com

 


Shtuar 5.07.2021 07:59