Moti, sa do të shënojnë temperaturat sot

Bregdeti dhe zona e ulët do të paraqiten me kthjellime, por vranësira të lehta do ketë zona malore deri pasdite, kur vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira afat shkurtër në gjysmën lindore ndërsa me kthjellime mbetet vetëm zona bregdetare, sipas Meteoalb. Këto kushte atmosferike mbeten deri në mbrëmje kur moti kthjellohet në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten me 3 gradë në vlerat minimale, por kostante mbeten temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 31°C mesdita./albeu.cm


Shtuar 18.06.2021 08:10