Moti i keq shkakton fatkeqësi në Pakistan, 27 të vdekur pas shembjeve të ndërtesave

27 persona, mes tyre 8 fëmijë, kanë vdekur pasi shirat e dendur dhe erërat e forta kanë goditur një pjesë të Pakistanit veriperëndimor, me shumicën e vdekjeve të shkaktuara nga shembja e ndërtesave, thanë sot autoritetet lokale.

“Të paktën 12 njerëz përfunduan nën rrënoja pasi çatitë dhe muret e shtëpive të tyre u shembën,” thanë për AFP Taimur Ali Khan, një zëdhënës i autoritetit provincial të menaxhimit të fatkeqësive (PDMA).

 

15 njerëz humbën jetën në rrethin Banu, ms tyre 5 vëllezër e motra të moshës nga 2-11 vjeç.

Më shumë se 140 njerëz u plagosën dhe më shumë se 200 kafshë ferme ngordhën, shtoi zëdhënësi.

Moti i keq goditi katër rrethe në provincën Kiber-Pakistoonkëa të shtunën vonë dhe autoritetet lokale shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Autoritetet thanë gjithashtu se një ciklon nga Deti Arabik po i afrohet Pakistanit dhe Indisë.

Autoriteti provincial i menaxhimit të fatkeqësive në Sindh ka lëshuar një paralajmërim për reshje shumë të dendura dhe erëra deri në 100 km/h që priten gjatë javës së ardhshme./albeu.com