Pakistani: Kushtet që duhet të plotësojnë talebanët që t’ju njohim qeverinë          

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan ka thënë se ndalimi i vajzave në Afganistan të arsimohen do të ishte një vendim joislamik.

Në një intervistë për BBC, Khan parashtroi kushtet që do të duhej të plotësoheshin që Pakistani të njohë zyrtarisht qeverinë e re talebane.

Ai bëri thirrje që udhëheqja të jetë gjithëpërfshirëse dhe të respektojnë të drejtat e njeriut.

Khan tha gjithashtu se Afganistani nuk duhet të përdoret për strehimin e terroristëve që mund të kërcënojnë sigurinë e Pakistanit.

Javën e kaluar, talebanët përjashtuan vajzat nga shkollat e mesme me vetëm djem dhe mësues meshkuj të lejuar të ktheheshin. Por udhëheqësi i Pakistanit tha se ai besonte se vajzat së shpejti do të merrnin pjesë./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 15:54