Moti i keq, rinis mësimi të mërkurën në 37 shkollat në Kukës

Pas ndërprerjes së mësimit për shkak të kushteve të këqija atmosferike, procesi mësimor do të rifillojë nesër në të gjitha shkollat e prefekturës Kukës.

Sipas konfirmimeve të marra nga drejtuesit e shkollave, administratorët e njësive administrative dhe shtabi i emergjencave, 37 shkolla do të rinisin mësimin pas dy ditëve pushim për shkak të motit të keq që ka përfshirë rajonin.

Në një njoftim zyrtar, Prefektura e Kukësit bëri me dije se mësimi u ndërpre pas një urdhri të shpallur ditën e diel, për shkak të kushteve të rrezikshme të motit.

Autoritetet lokale dhe shtabi i emergjencave janë angazhuar për të garantuar kushte të sigurta për rikthimin e nxënësve në shkolla.


Shtuar 14.01.2025 17:57

Tags: ,