Moti i keq në Kosovë, momenti kur polici ndihmon nënën dhe vajzën të kalojnë rrugën me ujë (VIDEO)

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndihmuar një nënë me vajzën e saj të kalojnë rrugën, gjersa shiu i rrëmbyeshëm kishte shkaktuar vërshime edhe në trotuare.

Kjo pasi shiu i rrëmbyeshëm, pasditen e kësaj të enjteje, ka vërshuar rrugët e lagjeve të Prishtinës.

Në pamjet e publikuara nga “Rruga B” në Prishtinë shihet se polici del nga vetura, merr vajzën e vogël në duar dhe kalojnë bashkë rrugën.

Kliko për të parë Video/Express/


Shtuar 30.06.2022 21:24