Moti i keq në Korçë, trashësia e dëborës 10 cm në rrugën e Dardhës, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore

Në qarkun e Korçës gjatë natës ka patur reshje shiu dhe dëbore me intensitet deri mesatar.

Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +1300 m, rruga e Dardhës km 9-km 12, trashësia deri 10 cm.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme.

Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore gjatë kësaj periudhe. Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtjen e rrugëve./albeu.com/