Situata e motit në vend, temperaturat shënojnë deri në -5 gradë në Dardhë

Gjatë natës, reshjet janë në qarkun e Korçës ndërprerë, por  për shkak të temperaturave të ulta borëpastrueset kanë qenë në terren, prej orëve të para të mëngjesit për të bërë kriposjen e rrugëve.

Në zonën e Dardhës aty ku termometri ka shënuar deri në – 5 gradë gjatë natës, kanë qenë dy borëpastruese për të bërë të mundur kriposjen e gjithë segmentit.

3 borëpastruese kanë qenë në aksin nacional Korçë-Ersekë në qafën e Qarrit, për të bërë kriposjen dhe 2 të tjera në zonën e Voskopojës.

Edhe në majën e Mashkullorës aty ku trashësia e dëborës shkoi deri në 1 metër, në të gjithë segmentin Shtyllë-Panarit është punuar që prej ditës së djeshme dhe aktualisht edhe në këtë segment nuk shfaqen probleme, por drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks përveç gomave dimërore duhet të pajisen edhe me zinxhirë.

Ndërkohë në gjithë qarkun nuk shfaqen problematika, të gjitha rrugët janë të hapura por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar sidomos në zonat dhe segmentet e prekura nga dëbora dhe  përveç gomave dimërore duhet të kenë me vete edhe zinxhirët.

Aktualisht në Korçë termometri shënon -1 gradë, ndërsa në zonën e Dardhës -2.


Shtuar 17.12.2023 09:45