Moti i keq “godet” Vlorën, qyteti “nën” ujë (FOTO LAJM)

Moti i keq i ditës së sotme me shira të vazhduar dhe erëra të forta, ka prekur më së shumti qytetin bregdetar të Vlorës.

Momentalisht atje, disa rrugë janë të bllokuara duke e bërë të vështirë qarkullimin për automjetet.

Ndërkohë pasagjerët e tragetit të linjës Vlorë-Brindizi kanë ngelur të bllokuar në det, pasi për shkak të kushteve të motit është i pamundur ankokrimi në Port./albeu.com/


Shtuar 9.12.2021 16:30