Moti i keq, AHC thirrje drejtuesve të mjeteve: Kujdes kur të udhëtoni në Rrugën e Kombit

Teksa vendi ynë është përfshirë nga mot i ftohtë, ndërsa paralajmërohet se në orët në vijim do të ketë temperatura më ekstreme, me rëndësi është situata në rrugët e vendit.

Albanian Highway Concession, firma kontraktore e mirëmbajtjes së rrugës së Kombit, u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në këtë aks dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

NJOFTIMI

Moti i keq që përfshirë Shqipërinë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë qenë prezente edhe në segmentin rrugor Fan – Kolsh, pjesë e autostradës Milot – Morinë.

Aktualisht rruga është e pastruar nga dëbora dhe pa probleme në qarkullimin rrugor.

Duke u nisur nga situata e orëve të fundit dhe parashikimet për ditët në vazhdim, AHC ka marrë të gjitha masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.

AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në “Rrugën e Kombit”:

?Kërkojme nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar
?Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin.
?Të lëvizin me goma dimërore dhe të kenë në çdo rast zinxhirë në makinë
?Për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm mund të na telefononi
24 orë në nr jeshil 08000400


Shtuar 21.01.2022 17:17